Telegrafi

Phil Foden mungon në stërvitje shkaku i lëndimit, në dyshim për finale

Phil Foden mund të mungojë në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Mesfushori i talentuar anglez ka munguar në seancën e fundit stërvitore që ‘Tre Luanët’ e kanë zhvilluar.

Mediat angleze kanë raportuar se Foden mungoi ditën e premte dhe se është në dyshim për finalen e madhe.

Ai ka pësuar një goditje në gju ditën e enjte në stërvitje dhe ende po ndjen dhimbje.

Kjo është një goditje e rëndë për trajnerin Gareth Southgate nëse Foden nuk ia del të jetë gati për finale.

Gjithnjë sipas shkrimeve në mediat angleze, ylli i ri i Manchester Cityt ishte projektuar si titullar për finale në vend të Buayko Sakas.

Gjithsesi nëse Foden mungon, atëherë në finale trajneri Southgate pritet të startojë me sulmuesin e ri të Manchester United, Jadon Sancho.

Finalja e madhe e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/