Site icon Telegrafi

Pfizer nuk e ka lejuar Serbinë t’i jep vaksina Maqedonisë së Veriut

“Pfizer nuk ka lejuar dorëzimin e vaksinave, të cilat Serbia dëshironte t’i jep për Maqedoninë. U paraqitën pengesa dhe pranim-dorëzimi nuk u realizua”.

Këtë e tha sot kryeministri Zoran Zaev, i cili shtoi se do angazhohet që të gjendet zgjidhje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Oferta e parë e Serbisë ishte që vaksinat nga kompania Pfizer të na i jep si donacion, gjë që Maqedonia nuk e pranoi dhe kërkoi t’i blejë, por pas pengesave për rishitje të tyre, ne pranuam që t’i marrim si donacion”, tha Zaev.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë nëse dikush ka bërë gjithçka ose asgjë, duke shtuar se nuk dëshiron të ketë konkurrencë në mes shteteve./Telegrafi/

Exit mobile version