Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha sot se departamenti i kirurgjisë në spitalin Al Amal në Khan Yunis në Rripin jugor të Gazës ka ndërprerë plotësisht operacionet mes bombardimeve të vazhdueshme.
Siç thuhet në njoftim, operacionet janë ndërprerë në orën 14:00 me orën lokale për shkak të mungesës së furnizimeve me oksigjen, raporton timesofisrael.
Ushtria izraelite po e mban të rrethuar spitalin për të tetën ditë me radhë ndërsa granatimet dhe të shtënat po vazhdojnë, tha Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.
Tre persona të zhvendosur që u strehuan në atë spital u vranë dhe katër u plagosën.
Ekuipazhet e emergjencës nuk arritën të arrinin tek të tjerët që u vranë ose u plagosën, shkruan cnn.
Forcat izraelite paralajmëruan banorët që të evakuonin zonat në lagjen Al-Amal dhe pranë spitalit, duke bërë që shumë familje t’i afroheshin spitalit duke menduar se do të ishin më të sigurt atje. /Telegrafi/