Site icon Telegrafi

Pezullohet ndihma shtetërore për “E-Go”, kompania “mëmë” në Gjermani ka paraqitur kërkesë për falimentim

Drejtoria për për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) si përfaqësues i Qeverisë së RMV-së në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë “e.Go” njofton se pezullohet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike.

“Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore”.

“Duke marrë parasysh interesin e qytetarëve, informojmë gjithashtu se pavarësisht kërkesave të parashtruara nga investitori, deri më tani nuk i janë ndarë fonde kompanisë”.

Lexo po ashtu Fabrika “E-Go” në Tetovë mbetet investim në letër, Despotovski: Topi është te qeveria

“Për të gjitha hapat e mëtejshëm lidhur me këtë projekt dhe aktivitetet e mëtejshme lidhur me realizimin e mundshëm, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë në këtë kontratë, si edhe më parë, do të veprojë plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe do të ofrojë informacion në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë.

Ndryshe, Qeveria në gusht të viti 2022 me shumë bujë paralajmëroi ndërtimin e një fabrike në Tetovë, e cila do të prodhonte makina elektrike, në të cilën do të punësoheshin 900 persona./Telegrafi/

Exit mobile version