Telegrafi

Pezullohen përkohësisht xhirimet e “Mission: Impossible 7” pasi njëri nga anëtarët e ekipit rezultoi pozitiv me COVID-19

Pak muaj pasi Tom Cruise u pa duke qortuar anëtarët e ekipit për shkak të shkeljes së protokolleve të distancës sociale, xhirimet e “Mission: Impossible 7” u pezulluan në sajë të një rezultati pozitiv me COVID-19.

Paramount, i cili është duke prodhuar filmin më të fundit të Cruise, nuk zbuloi se kush në produksion kishte dalë pozitiv në një deklaratë që studioja i dha CNN.

“Ne kemi ndaluar përkohësisht xhirimet e Mission: Impossible 7 për shkak të një rezultati pozitiv me coronavirus në gjatë testimit rutinor”, thuhej në deklaratë. “Ne po ndjekim të gjitha protokollet e sigurisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën”.

Tom Cruise (Foto: The Guardian)

Xhirimet në Itali u pezulluan fillimisht në muajin shkurt 2020 për shkak të pandemisë dhe më pas rifilluan në tetor.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mission: Impossible

Në dhjetor, gazeta britanike The Sun siguroi dhe publikoi disa inçizime audio që pretendohet se shfaqin Cruise “duke qortuar anëtarët e grupit që po qëndronin afër njëri-tjetrit”.

Në xhirime të “Mission; Impossible 7”

“Ne jemi standardi i artë”, dëgjohet Tom në regjistrimin audio teksa The Sun raportoi se ishte ai. “Ata janë kthyer atje në Hollywood duke bërë filma tani për shkak të nesh! Sepse ata besojnë në ne dhe atë që ne po bëjmë”.

Filmi është planifikuar të publikohet në maj të vitit 2022. /Telegrafi/