Site icon Telegrafi

Pezullohen operacionet në Gaza pas vrasjes së shtatë punonjësve të ndihmave humanitare, 240 ton ushqime nuk arrijnë tek palestinezët

Izraeli ka komentuar sulmin që vrau shtatë punonjës të ndihmave në Gaza ndërsa janë anuluar të gjitha aksionet humanitare.

Zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF), admirali Daniel Hagari i ofroi “ngushëllimet më të thella” themeluesit të organizatës bamirëse World Central Kitchen për vdekjen “tragjike” të punonjësve të saj të ndihmës.

“Ne gjithashtu shprehim dhimbjen e sinqertë për kombet tona aleate që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë kaq shumë për të ndihmuar ata që kanë nevojë”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Spanja do të njohë shtetin e Palestinës deri në korrik, thotë kryeministri Pedro Sanchez

World Central Kitchen ka pezulluar operacionet në Gaza pas vrasjes së shtatë punonjësve, raporton skynews.

Tre anije ndihme nga Qiproja arritën të hënën duke transportuar qindra tonë ushqime dhe furnizime të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Rreth 100 ton ishin shkarkuar përpara se shoqata të pezullonte operacionet, por tani zëdhënësi i ministrisë së Jashtme qipriotë, Theodoros Gotsis thotë se 240 tonët e mbetur do të kthehen në Qipro.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një fushatë në territoret palestineze pas sulmit të Hamasit në Tel Aviv. /Telegrafi/

Exit mobile version