13 punonjës të Policisë Shkodër janë pezulluar nga detyra pasi nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, ka dyshime se kanë lejuar kultivimin e kanabisit.
Mes punonjësve të pezulluar, është edhe Zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimit në këtë drejtori, Hajri Kushe. Për këtë të fundit krahas pezullimit, gjykata ka caktuar dhe masën për ta ndaluar të dalë jashtë territorit shqiptar.
Krahas masave që lidhen me funksionin e punonjësve të policisë, togat e zeza në Shkodër, dy prej efektivëve i kanë lënë në masën “arrest në shtëpi”.
Sipas AMP, 13 punonjësit kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar kultivimin e kanabisit në Njësinë Administrative Ana e Malit.
“Janë administruar prova dhe fakte, ku provohet se punonjësit e policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.”
Hetimi për 13 efektivët e policisë zgjati rreth 1 vit dhe u krye nga AMP dhe Prokuroria e Shkodrës.
MASAT E SIGURIMIT TE CAKTUARA NGA GJYKATA:
Hajri Kushe, Zv. Drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër
Asllan Shytaj, ish Shef i Komisariatit Shkodër
Dedim Gjeta, zv shef i Komisariatit Shkodër
Ilir Hasaj, shef i seksionit policimit komunitet në Komisariatin Shkodër
Arben Memaj, ndihmës specialist në Komisariatin Shkodër
Arben Dekovi, shef i sektorit të hetimit, AMP Shkodër
Vehbi Nase, ndihmës specialist në Komisariatin Shkodër
Gjin Guri, ndihmës specialist në Komisariatin Shkodër
Nazmi Beqiri, ndihmës specialist në Komisariatin Shkodër
Sokol Pjetri, ndihmës specialist në Komisariatin Shkodër
Pëllumb Shpati, Shef Seksioni për Hetimin e Krimit Arrest në shtëpi
Taulant Kurtaj, Ndihmës Specialist Komisariati Shkodër Arrest në shtëpi