Lojtarët e Paris Saint-Germain, Randal Kolo Muani, Ousmane Dembele, Achraf Hakimi dhe Layvin Kurzawa janë suspenduar për një ndeshje për thirrje homofobike, njoftoi Ligue de Football Professionnel (LFP).
Kolo Muani, Dembele, Hakimi dhe Kurzawa u ndëshkuan pasi më 24 shtator, pas triumfit ndaj Olimpique Marseille (4-0), së bashku me tifozët kënduan këngë ofenduese drejtuar klubit nga kundërshtar.
PSG u ndëshkua edhe me mbylljen e tribunës Auteuil, ku janë tifozët më të zjarrtë, për dy ndeshje, njëra prej të cilave me kusht.
Klubi parisien lëshoi një deklaratë duke pretenduar se dënimi për mbylljen e tribunës ishte një “masë e tepruar”, por gjithashtu shtoi se nuk do të apelojë vendimin e LFP.
“Klubit i vjen keq që komisioni disiplinor vendosi një masë të tepruar dhe kolektive, e cila ndoshta do të cenojë punën për dialog dhe parandalim që klubi kryen me shoqatat, institucionet dhe tifozët”.
“I vetëdijshëm për rëndësinë e luftës dhe simbolikës, klubi nuk do të ankohet”, njoftoi PSG. /Telegrafi/
Communiqué du Paris Saint-Germain. ⤵️
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) October 5, 2023