Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas lajmit për pezullimin e licencës së Klan Kosovës.
Çitaku në një reagim në Facebook shkruan se ky veprim është një model i rrezikshëm, i përzier me arrogancë, popullizëm, injorancë dhe autoritarizëm po Qeverisë me Kosovën.
“Pezullimit të licensës së biznesit të Klan Kosovës i ka paraprirë një fushatë e ndyrë dhe dehumanizuese kundër gazetarëve.
Eksponentët e lartë të VV kanë demonizuar e akuzuar si tradhtarë secilin që nuk i është nënshtruar Liderit të partisë.
Një model i rrezikshëm, i përzier me arrogancë, popullizëm, injorancë dhe autoritarizëm po Qeverisë me Kosovën.
Kjo mendësi nuk kalon”, shkruan Çitaku. /Telegrafi/