Telegrafi

Petrovski është kundër marrëveshjes me Bullgarinë, kurse familja e tij kanë pasaporta bullgare?

Filip Petrovski intervju

Agjencia Bullgare ”Fokus” shkruan se lufta kundër nënshkrimit të marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë është e pakomrpomis dhe se në këtë luftë, partia OBRM-PDUKM, me lider Nikolla Gruevski-në, nuk zgjedhj mjete.

Kjo agjenci i qaset ish-kryetarit të Arkivës shtetërore të Maqedonisë, Filip Petrovski, për të cilin thotë se është i afërt i familjes Gruevski, megjithëse të afërmit e tij, sipas ”Fokus”, tashmë kanë pasaporta bullgare.

”Babai i njërit nga luftëtarët më aktiv kundër marrëdhënieve bullgaro-maqedonase, Tihomir Petrovski, ka pasaportë bullgare që nga viti 2001, nëna Marinela Petrovska, ka marrë pasaportë më 2006, kurse vëllai Marko Petrovski, në vitin 2015”, thotë kjo agjenci.

Kjo agjenci thotë se në një situatë të ngjashme janë edhe një numër i madh i udhëheqësve të OBRM-PDUKM-së. Lajmin e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/