Site icon Telegrafi

Petrovska-Rubin: Kërcënimet hibride dhe dezinformatat kanë për qëllim ta ulin rezistencën shoqërore

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, ka takuar emisarin e posaçëm dhe koordinatorin e Qendrës për angazhim global të Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin. Ndikimi I dëmshëm i dezinformatave në kontekst të situatës së sigurisë në rajon dhe agresionit rus në Ukrainë, ishin në fokus të bisedës.

Është rritur niveli i dezinformatave në vend pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe mbështetjes për Ukrainën – ka deklaruar Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, gjatë takimit me emisarin e posaçëm amerikan Xhejms Rubin.

“Kërcënimet hibride dhe dezinformatat kanë për qëllim ta ulin rezistëncën shoqërore dhe të shkaktojnë ndarje të brendshme dhe mosbesim të qytetarëve ndaj institucioneve. Duhet të kemi qasje të bashkuar për t`u përballur me këtë sfidë”, tha Slavjanka Petrovska.

Emisari special Rubin ka përshëndetur përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar kapacitetet për t`u përballur me dezinformatat dhe ka shprehur gatishmëri që Qendra për angazhim global të DASH-it ta mbështesë vendin me ekspertizë teknike.

“Revolucioni informatikë dhe digjital duhet të jetë në funksion të përhapjes së demokracisë dhe të vërtetës. Qasja e përbashkët dhe bashkëpunimi është mënyra më e mirë për të kundërshtuar kërcënimet në hapësirën informatike”, tha Rubin.

Në takim është biseduar edhe për zhvillimin e qendrës Rajonale për marrëdhënie me publikun që është partnere e NATO-s dhe në fazë të akreditimit institucional nga ana e Aleancës dhe do të funksionojë si shkollë e NATO-s për marrëdhënie me publikun./KlanMacedonia/

Exit mobile version