Telegrafi

Petrovska: Nuk ka asgjë të diskutueshme për blerjen e helikopterëve

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska edhe një herë ka ripërsëritur se nuk ka asgjë të diskutueshme për blerjen e helikopterëve për Ushtrinë në vlerë prej 230 milionë eurosh, të cilat u bënë objekt i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. DQSHC e ka vënë “nën shqyrtim” këtë blerje, por Petrovska nga studioja e TV21 ka thënë se nuk ka asgjë të diskutueshme.

“Nuk ka asgjë të diskutueshme për këtë blerje KSHPK ka të drejtë të hetojë nëse ka dyshime dhe të hapë një çështje. Procedura është kryer në përputhje me ligjin. I mirëpres përpjekjet e Komisionit Kundër Korrupsionit dhe unë si ministër dhe e gjithë ministria do të bashkëpunojmë plotësisht dhe do të dorëzojmë të gjitha dokumentet që do të ndihmojnë në hetim. Prokurimi është në përputhje me Aktin e Prokurimit të Sigurisë së Mbrojtjes. Të gjitha dokumentet janë miratuar, ky prokurim është i paraparë në planin e prokurimit të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ndër të tjera Petrovska.

Lexo po ashtu Helikopterët “nën thjerrëzën” e Anti-korrupsionit, hapet lëndë edhe për blerjen e 22 autoambulancave

Në pyetjen se a është problem koha e prokurimit, duke qenë se është para zgjedhjeve, Petrovska.

“Kjo blerje ishte planifikuar më parë të bëhej në vitin 2024. Tani kemi ardhur te pika më e rëndësishme pse blejmë helikopterë? Sepse është pjesë e procesit të modernizimit”, tha Petrovska.