Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, Angel Tilvar, sot në takimin në Bukuresht biseduan për gjendjen e sigurisë globale dhe evropiane, për aktivitetet për forcimin e sigurisë së NATO, nevojën për garantimin e stabilitetin të rajonit, si dhe mënyrat për përparimin e bashkëpunimit në mbrojtje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes.
“Sipas nesh, edhe Maqedonia e Veriut dhe Rumania udhëheqin një politikë pragmatike të jashtme dhe të sigurisë, qëllimi kryesor i së cilës është përfundimi i veprimeve ushtarake dhe rikthimin e e paqes dhe sigurisë në Evropë dhe në botë. Të dyja vendet tona e kuptojnë nevojën për sjellje të përgjegjshme që në vend të ndarjeve dhe vuajtjeve, bën thirrje për integrim dhe bashkim”, theksoi ministrja në takim.
Petrovska shtoi se ushtarët e Maqedonisë së Veriut të dërguar në Forcat Shumëkombëshe të NATO-s në Rumani do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre personal në forcimin e sigurisë së krahut lindor të Aleancës, përfshirë edhe Rumaninë.
“Qasja 360 shkallë nuk është vetëm një përpjekje deklarative, por çdo vend anëtar duhet të kontribuojë në të. Detyra e vendit tonë është ta garantojë sistemin tonë të mbrojtjes, por edhe të marrim pjesë në ndërtimin e sistemit të mbrojtjes së Aleancës”, tha ministrja.
Siç njoftojnë nga MM, ajo falënderoi për mbështetjen e fuqishme të Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe porositi se proceset integruese për të gjithë rajonin janë çështje sigurie që duhet të jetë prioritet për çdo politikan dhe çdo Qeveri në vendet e rajonit.
Në kontekst të rajonit, ministrja e riafirmoi mbështetjen e saj për iniciativat në të cilat edhe Maqedonia e Veriut dhe Rumania janë pjesë përbërëse, si procesi SEDM, ndaj të cilit pritet të bashkohet edhe Moldavia. Pjesë e procesit SEDM është Brigada e Evropës Juglindore, ku në komandën e vendosur në Kumanovë kontribut të tyre japin edhe oficerët rumunë.
Maqedonia e Veriut dhe Rumania në fushën e mbrojtjes bashkëpunojnë që nga viti 1998.