Telegrafi

Petrovska: Ministria e Mbrojtjes nuk ka rol operative në ballafaqimin me kërcënimet me bombë

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot edhe njëherë përsëriti se edhe përkundër kërcënimeve të përditshme për bomba nuk ka kërcënime reale për sigurinë tonë dhe se është kërkuar ndihmë nga NATO për ballafaqim me këto kërcënime.

Sipas Ministres, bëhet fjalë për kërcënime hibride të cilat janë një mjet i ri për luftë.

“Kërcënimet janë të pranishme, por nuk janë të prekshme, ndërsa lufta kundër tyre është më e vështirë, më e ndërlikuar dhe kërkon strategji”, tha Petrovska.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën e sotme për media, ajo tha se roli i Ministrisë së Mbrojtjes nuk është operativ, por mund të ofrojë mbështetje dhe të ndajë informacionin që ka përmes shërbimeve përkatëse, ndërsa rolin operativ e ka Ministria e Punëve të Brendshme./Telegrafi/