Telegrafi

Petrovska: Kur flasim për integrimin evropian, duhet të flasim për partitë politike

“Opozita shqiptare duhet të merret me çështje që janë në interes të shtetit. Më vjen keq që ka ende parashenja të partive shqiptare dhe maqedonase në Maqedoninë e Veriut, mendoj se duhet të ngrihemi në një nivel më të lartë, dhe atëherë kur flasim për integrimin evropian të vendit tonë, duhet të flasim për partitë politike në aspektin e ideologjisë së tyre dhe atë që duan të arrijnë. Interesi i çdo opozite është të vijë në pushtet, por si do të vijnë në pushtet dhe çfarë do të bëjnë dhe si do të paraqiten para qytetarëve dhe çfarë programi progresiv do të prezantojnë është obligim i tyre dhe i partive politike që janë pjesë e pushtetit”, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Ajo në emisionin Vetëm intervistë në Televizionin Kanal 5, tha se ndërhyrja e së njëjtës retorikë nacionaliste, kush është shqiptar më i madh apo maqedonas, po na kthen mbrapa dhe se atë retorikë e kemi pasur edhe më parë dhe ka mbaruar.

“Ne ofruam një koncept për rrjedhën e ardhshme të rrugës së vendit tonë dhe e quajtëm rrugën evropiane, siç mendojmë se vendi duhet të vazhdojë. Se cilat parti do të pranojnë të jenë pjesë e atij blloku evropian, do ta shohim. Këto do të jenë parti politike që ndajnë vizionin e përbashkët për Maqedoninë e Veriut si shtet evropian dhe shtet anëtar i BE-së, përveç që kemi arritur suksesin më të madh deri më tani, që është anëtarësimi në aleancën e NATO-s. Pres që në atë bllok të bashkohen partitë politike me orientim evropian. Ata që duan Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën drejt BE-së pa shkaktuar apo krijuar pengesa të reja, por përkundrazi, duke marrë vendime që janë të vështira, duhet të shikojnë përtej interesave dhe rejtingjeve të tyre”, tha ajo.

Petrovska, lidhur me anketat që dolën në opinion, theksoi se është një segment, por janë duke u bërë analiza më të thella.