Telegrafi

Petrovska: Ka përfunduar koha e shtabeve partiake në MBP

“Zgjedhjet e ardhshme janë me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët në vend, pa dallim të përkatësisë partiake apo etnike, periudhë e cila sjellë përgjegjësi shtesë për të gjithë anëtarët e pushtetit ekzekutiv që funksionet e veta t’i kryejnë në interes të opinionit”.

Këtë e theksoi sot në konferencën për shtyp në Qeveri, zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë ta garantojë sigurinë e qytetarëve. Gjatë dy viteve të shkuara vendosëm standarde në punën e policisë, sipas të cilave ajo nuk mund dhe nuk guxon të keqpërdoret nga asnjë parti politike”, tha ajo dhe shtoi se kontribut i rëndësishëm i Qeverisë teknike është të organizojë mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

Ajo theksoi se MPB-ja ka strukturë specifike të njësive organizuese, por sipas saj, garancë e vetme për funksionimin profesional është parimi ligjor i zbatuar i hierarkisë dhe menaxhimit me detyrat policore./Telegrafi/