Telegrafi

Petrovska: Fuqia e një shteti nuk është vetëm në atë se çfarë armate ka, por edhe në atë se çfarë miq ka

Fuqia e një shteti nuk është vetëm në atë se çfarë armate ka, por edhe në atë se sa dhe çfarë miq ka. Takim i shkëlqyeshëm në Lubjanë me kolegun Marjan Sharec, ka shkruar ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në profilin e saj në Facebook.

“E konfirmuam bashkëpunimin e mirë tradicional mes dy vendeve në sferën e mbrojtjes, aleancën në NATO dhe riafirmuam se ndajmë vizion të njëjtë për rajonin – stabilitet, paqe dhe siguri. Këtë vit kemi shumë stërvitje, trajnime dhe aktivitete të përbashkëta, ndërsa më i rëndësishmi është bashkëpunimi në NATO misionin për prani të përforcuar në Latvi, ku paqësorët tanë janë pjesë e kontigjentit slloven”, ka shkruar Petrovska.

Ajo ka shprehur falënderime për përkrahjen e vazhdueshme sllovene për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut.

“Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojë në rrugën drejt demokratizimit të tërësishëm dhe europeizimit të fuqishëm – rrugë e cila pashmangshëm lidhet me integrimin në Bashkimin Evropian”, shprehet ministrja e Mbrojtjes, Petrovska në Facebook.