Telegrafi

Petrovska-Escobar: Anëtarësimi në NATO tregoi se është vendim i duhur dhe në kohën e duhur

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska e cila po qëndron në Forumin e Delfi në Greqi njofton se ka realizuar takim me Gabriel Escobar, zv. ndihmës sekretar në Departamentin për punë në Evropë dhe Euroazi.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Anëtarësimi në NATO është dëshmuar se është vendimi i duhur në kohën e duhur dhe në kohët e sotme të pasigurta ka forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe ka zvogëluar mundësinë e përhapjes së destabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan në profilin e saj në Facebook Petrovska./Telegrafi/