Telegrafi

Petrovska – Chernohova: Maqedonia e Veriut dhe Republika e Çekisë po thellojnë bashkëpunimin e tyre në mbrojt

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot e filloi vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë me mirëseardhje me nderime të larta ushtarake, gjatë së cilës pati një takim me ministren e Mbrojtjes së Çekisë, Jana Chernohova.

Të dy ministrat ranë dakord se marrëveshja e nënshkruar së fundmi për riparimin e helikopterëve midis dy qeverive do të forcojë dhe intensifikojë bashkëpunimin dypalësh dhe atë të mbrojtjes midis shteteve.

“Kontrata e lidhur së fundmi për remontin e dy helikopterëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe një dëshmi për intensifikimin e bashkëpunimit tonë në mbrojtje, por edhe për afërsinë tonë në Aleancë”, tha Petrovska.

Në takim, duke e vlerësuar bashkëpunimin bilateral me Çekinë si të shkëlqyer, ministrja Petrovska theksoi se Çekia nuk është vetëm aleati ynë i ngushtë në NATO, por edhe mbështetës i zëshëm i integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Republika e Çekisë është përkrahëse konsekuente dhe e zëshme e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ne jemi mirënjohës për këtë dhe llogarisim në mbështetjen çeke edhe në të ardhmen”, theksoi Petrovska.

Ajo shtoi se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor do t’i japin një shtysë pozitive sigurisë së rajonit./Telegrafi/