Telegrafi

Petrovska: Bashkëpunimi intensiv rajonal është përgjigjja më e mirë e sfidave globale të sigurisë

“Në këtë kohë të sfidave të sigurisë, fillon edhe një epokë e re e respektit reciprok edhe më të madh dhe e bashkëpunimit të ndërsjellë edhe më të fortë. Ne duhet të zhvillojmë bashkërisht dhe kolektivisht shoqëri rezistente ndaj të gjitha llojeve të ndikimeve dhe kërcënimeve të jashtme. SHBA – Karta e Adriatikut është një platformë e shkëlqyer rajonale për bashkëpunim nga e cila përfitojnë më së shumti të gjithë qytetarët tanë”.

“Këtë e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin ministror të Grupit A5, që po mbahet në Budva të Malit të Zi. Petrovska tha se duke i marrë parasysh sfidat e sigurisë, veçanërisht kërcënimet kibernetike dhe hibride, si dhe ndikimin e dëmshëm të dezinformatave, vendet e rajonit duhet të punojnë së bashku, sepse suksesi në përballimin e këtyre kërcënimeve varet pikërisht nga puna dhe veprimi ynë i përbashkët, si dhe vlerat dhe parimet tona”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

“Në këto kohë të vështira, uniteti nuk është vetëm shprehje e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të mirë, por është një domosdoshmëri. Kriza moderne e sigurisë ka shkaktuar një domino efekt sepse të gjithë e ndjejmë ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, si dhe normat e larta të inflacionit, që është sfidë për ekonomitë tona”, tha Petrovska.

Ministrja e dënoi edhe një herë agresionin rus kundër Ukrainës dhe tha se vendet duhet të solidarizohen me Ukrainën si një vend që e mbron pavarësinë dhe integritetin e saj territorial.

Ministrat dhe përfaqësuesit e vendeve të SHBA-së – Karta e Adriatikut nënshkruan gjithashtu një Дeklaratë të përbashkët në të cilën е rikonfirmuan nevojën e bashkëpunimit të zgjeruar në Ballkanin Perëndimor, mirëpritën zhvillimin e Konceptit të ri për rigjallërimin e SHBA-së – Kartа e Adriatikut, ndërsa në kontekstin e krizës ruso-ukrainase e dënuan agresionin rus kundër Ukrainës dhe e riafirmuan mbështetjen për përpjekjet e popullit ukrainas në mbrojtje të sovranitetit dhe lirisë së tyre.