Ambasadori bullgar Ivan Petkov, vendi i të cilit është udhëheqës i BE-së, në seancën e Këshillit Kombëtar për euro-integrime, në të cilën rishikohet Raporti i KE-së për Maqedoni, theksoi se të gjithë qytetarët e Maqedonisë mund të jenë krenar për marrjen e rekomandimit, sepse të gjithë kanë ndihmuar për këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se kjo ka sjell dhe përmirësimin e lidhjeve fqinjësore, ndërsa me rënësi të veçantë është nënshkrimi i marrëveshjes me Bullgarinë, sipas të cilit ka qenë për shkak të guximshmërisë së dy kryeministrave.
Petkov, informoi se takimi me BE-në në Sofje në muajin maj do të rishikohet se si t’ju ndihmohet të gjithë vendeve nga Ballkani Perëndimor për vazhdimin e reformave me qëllimin që të jenë anëtaret e ardhshme të BE. /Telegrafi/