Në spektaklin e kaluar, u hap votimi për publikun për të zgjedhur të preferuarin e tyre.
Si rezultat i këtij votimi, dy konkurrentët me më pak vota do të largohen sot nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”. I pari që eliminohet nga gara është Petro.
“Nga televotimi për të preferuarin, ku dy prej jush do të largohen nga shtëpia, i pari që largohet sonte duke humbur mundësinë për të vazhduar garën për çmimin e madh është Petro”, u komunikua gjatë spektaklit.
Petro pranoi se nuk arriti të krijojë një lojë brenda shtëpisë, pasi natyra e tij emocionale ndikoi në performancën e tij.
Për më tepër, ai rrëfeu se mendimet e tij ishin të fokusuara vazhdimisht tek familja. /Telegrafi/