Sot, në ora 14:20, është shkaktuar një aksident zinxhiror në rrugën B në Prishtinë.
Sipas burimeve të Indeksonline, personi që ka shkaktuar aksidentin ishte pikërisht ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.
Sipas po të njëjtit burim, Selimi ka shkaktuar aksidentin teksa po voziste veturën e tij Audi Q7, dhe i cili gjatë ndalimit të Policisë ka bërë të ditur se nuk posedon patentë shofer.
Sipas Policisë, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy presona dhe janë shkaktuar dëme materiale, përfshirë pesë vetura në lëvizje dhe tri të tjera të parkuara.