Site icon Telegrafi

Petrit Dula, në burg me Nezir Mehmetajn për katër muaj

Petrit Dula, ish-i dënuar me dy vjet burgim nga gjykata në Serbi për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë, tashmë është liruar nga akuza.

Dula ka treguar se është liruar më 7 prill të vitit 2023. Ai po mbahej në burg qysh nga 4 qershori i vitit 2022.

Petrit Dula, ka treguar se ishte në një qeli me Nezir Mehmetajn për katër muaj.

Ai ka treguar se nuk ishte shqiptari i vetëm në burgjet serbe.

“Në burgjet e Serbisë pati edhe shqiptarë të tjerë. Isha me Nezir Mehmetajn në një dhomë 4 muaj. Çka të them? Po bëhen 40 muaj që është aty, tash është duke shkuar nga pleqëria, telefoni nuk të lejohet, vizitat janë më të rralluara. Problemet i ka më të rënda duke e pasur parasysh që nuk është duke i ardhur një pjesëtar i minoriteteve në gjykim. Ky është problemi i tij më i madh”, ka deklaruar Dula.

Lexo po ashtu I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Nezir Mehmetaj, qytetar nga Rudica e Komunës së Klinës, është arrestuar nga policia serbe me tre janar të vitit 2020, në vendkalimin kufitar në Merdar, nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës ndaj popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Mehmetaj për dallim nga Dulaj po vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Serbi.

Ai akuzohet nga Serbia për përfshirje në vrasjen e shtatë personave dhe djegien dhe plaçkitjen e shtëpive në Rudicë si anëtar i UÇK-së./RTV Dukagjini/

Exit mobile version