Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, në debatin e sotëm për ndotjen e ajrit në Kuvend është vërejtur duke u argëtuar në celularin e tij, gjegjësisht duke luajtur lojëra.
Shilegov është kapur nga kamerat duke luajtur në celularin e tij, përderisa në foltore mbante fjalim deputeti i OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Qyteti i Shkupit dhe qytetet tjera në Maqedoni viteve të fundit, sidomos gjatë sezonit të dimrit kanë pasur probleme me ndotjen e ajrit, ndërsa kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, vazhdimisht ka deklaruar se problemi me ndotjen e ajrit është prioritet për të dhe qeverinë e LSDM-së.
Debati publik i cili u mbajt sot për ndotjen e ajrit, është propozuar nga grupi i deputetëve të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM./Telegraf/