Site icon Telegrafi

Petr Cech zbulon favoritët për të fituar titullin e Ligës Premier

Ish-portieri Petr Cech ka treguar mendimin e tij mbi luftën e dy klubeve londineze për titullin kampion në Ligën Premier në sezonin 2023/24.

Petr Cech u pyet nëse Chelsea apo Arsenali do ta fitojnë titullin kampion në vazhdim.

Çeku pohoi se Topçinjtë kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë dhe shtoi se ata mund të jenë kampionë këtë sezon.

Lexo po ashtu Superkompjuteri bën parashikimin e titullit të Ligës Premier këtë sezon

“Në këtë moment mendoj se Arsenali. Këtë sezon do të jetë shumë afër. Unë në fakt mendoj se Arsenali mund ta bëjë këtë”, ka thënë Cech.

Pasi humbi për pak ‘kurorën’ e Ligës Premier sezonin e kaluar, Arsenali është sërish në garë këtë sezon.

Topçinjtë aktualisht janë të tretët, me nga 52 pikë me Manchester Cityn, ndërsa Liverpooli është lider i ligës me 54 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version