Telegrafi

Petr Cech do të kthehet te Chelsea, ai do të bëhet drejtor sportiv

Petr Cech (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Chelsea do ta emërojë Petr Cechun drejtor sportiv gjatë kësaj vere – bën të ditur Sky Sports.

Portieri legjendar do t’i japë fund karrierës si futbollist pas përfundimit të këtij sezoni, e që do të ndodhë pas finales së Europa League.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Petr Cech

Në ndeshjen e 29 majit në Baku të Azerbajxhanit, Topçinjtë luajnë kundër ish-skuadrës së çekut, Chelsea.

Petr Cech (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Arsenali duhet ta fitojë atë ndeshje, në mënyrë që të sigurojë kualifikimin e në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Blutë e kanë arritur përmes renditjes në Ligën Premier.

Pasi t’i përfundojë kontrata me Topçinjtë, Cech do t’i kthehet klubit nga ku u largua në vitin 2015 dhe atje do të angazhohet si drejtor. /Telegrafi/