Chelsea do ta emërojë Petr Cechun drejtor sportiv gjatë kësaj vere – bën të ditur Sky Sports.
Portieri legjendar do t’i japë fund karrierës si futbollist pas përfundimit të këtij sezoni, e që do të ndodhë pas finales së Europa League.
Në ndeshjen e 29 majit në Baku të Azerbajxhanit, Topçinjtë luajnë kundër ish-skuadrës së çekut, Chelsea.
Arsenali duhet ta fitojë atë ndeshje, në mënyrë që të sigurojë kualifikimin e në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Blutë e kanë arritur përmes renditjes në Ligën Premier.
Pasi t’i përfundojë kontrata me Topçinjtë, Cech do t’i kthehet klubit nga ku u largua në vitin 2015 dhe atje do të angazhohet si drejtor. /Telegrafi/