Telegrafi

Petr Cech futet në Librin e Rekordeve Guinness (Foto)

Petr Cech është futur në Librin e Rekordeve Guinnes.

Ish-portieri i Chelseat, tani i Arsenalit vazhdon të jetë një nga më të mirët në rolin e tij, jo vetëm në Angli, por edhe në top pesë ligat evropiane.

Lexo po ashtu Lëndimi i tmerrshëm i Demba Ba, shikoni tetë lëndime tjera të tmerrshme (Foto/Video)

Cech është porteri që ka arritur të mbajë portën e paprekur në më së shumti ndeshje në Ligën Premier. Dhe portieri që ka fituar ‘Dozën e Artë’ me më së shumti klube.

34-vjeçari është paraqitur në 333 takime për Blutën në Ligën Premier dhe 39 deri më tani për Topçinjtë. /Telegrafi/

Cech duke pozuar me dy rekordet e tij.