Tito Petkovski gjatë takimit të tij me qytetarët e Manastirit dhe udhëheqësit komunal ka deklaruar se zgjedhjet e 11 dhjetorit kanë domethënie referendumi për shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Krimi dhe korrupsioni që janë të ngulitur në qeverinë e OBRM-PDUKM-së janë një sfidë politike e jona që duhet ta tejkalojmë së bashku gjithë qytetarët”, deklaroi Petkovski.
Në këtë takim ai gjithashtu tha se qytetarët duhet të votojnë për të kthyer lirinë e tyre dhe demokracinë në shtet./Telegrafi/