Telegrafi

Petkovski: Po të jem në vendin e Xhaferit, nuk do të shpallja zgjedhjet

Ish-kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski vlerëson se është jo korrekte që bartësi i funksionit të kryetarit të Kuvendit nuk është thirrur në takimin e liderëve, në të cilën një grup joformal vendosi që të shpërbëhet përbërja aktuale parlamentare.

Petkovski për “Utrinski Brifing” tha se e rekomandon Xhaferin se po të ishte tani në vendin e tij nuk do të shpallte zgjedhjet.

“Kishte takim të kryetarëve të partive politike. Ata nuk janë lider, ata janë vetëm kryetarë të partive. Një grup joformal, e cila nuk ka kompetenca as kushtetuese as ligjore, u dakorduan dhe morën vendim që të shpërbëhet Kuvendi. Kushtetuta është e qartë, zgjedhjet mbahen kur të shpërbëhet Kuvendi”, tha Petkovski.

Petkovski gjithashtu tha se është i mirë qëndrimi i Zoran Zaevit, që miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike të jetë kusht për shpalljen e zgjedhjeve.

Ndërsa për koalicionim parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare Petkovski tha se partia e tij tashmë ka përpiluar listat e deputetëve, por ende nuk ka ndonjë vendim me kë do të koalicionojnë, gjegjësisht janë në pritje të ftesës nga ish-partneri i koalicionit LSDM-së./Telegrafi/ /Telegrafi/