Telegrafi

Petit: Ozil ka humbur motivimin dhe dëshirën, por pret vetëm pensionimin

Ish-mesfushori francez i Arsenalit, Emmanuel Petit, beson se Mesut Ozil ka humbur motivimin dhe dëshirën për të luajtur pasi tashmë ka fituar të gjitha.

Ozil ka humbur vendin e titullarit te Arsenali nën drejtimin e Unai Emeryt dhe kjo ka bërë që e ardhmja e tij të jetë temë e diskutimeve, teksa i fundit që ka folur për të është ish-mesfushori i Topçinjve, Petit.

“Unë mendoj se ai ka humbur motivimin dhe dëshirën. Tani duket sikur po pret vetëm pensionimin”, ka thënë fillimisht Petit për Mirror.

Lexo po ashtu Emery dëshiron ta shes në janar Ozilin

“Humbja e motivimit nga një lojtar ndodh shpesh. Ne nuk jemi robotë. Ndonjëherë ju filloni një sezon të ri dhe kjo nuk është e njëjtë. Është shumë e vështirë të luhet në të njëjtin nivel gjatë gjithë kohës”.

Ozil ka mbetur si zgjidhje e dytë apo edhe e tretë e trajnerit Emery (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Ndoshta ka fituar shumë para, tituj ose ka probleme familjare. Nuk e di se çfarë po ndodh me jetën e tij, por mund të shoh se çfarë po ndodh në fushë dhe gjuha e trupit të tij nuk është e mirë”.

“Është një turp i madh sepse shpresoj se ai mund të bëjë diçka jo vetëm për vete por edhe për klubin”.

Petit duke festuar një gol me fanellën e Arsenalit (Foto: Getty Images/Guliver)

“Është vetëm janari, edhe dy javë mbyllet tregu. Por, unë nuk e shoh atë duke e lënë klubin”.

Lexo po ashtu Femra, shampanjë dhe substanca të rrezikshme në një klub nate në Londër: Futbollistëve të Arsenalit i zbulohen disa xhirime, pjesë e ndejës dhe Mustafi

“Ku do të shkonte? Në Kinë? Sinqerisht. A doni të shihni Ozilin të përfundojë karrierën e tij në Kinë?. Nuk kam asgjë kundër Kinës, por për një lojtar si Ozil, kjo nuk mund të ndodhë”.

“Mendoj se klubi ka nevojë për Ozilin. Ozili duhet ta kuptojë këtë dhe ai duhet të lë frustrimin e tij dhe të përpiqet të luftojë deri në fund. Të ruaj krenarinë e tij”, përfundoi ish-mesfushori francez. /Telegrafi/