Philippe Coutinho do të pendohet për vendimin e tij që la Liverpoolin dhe për të kaluar te Barcelona, ka thënë Emmanuel Petit, duke shtuar se për të një rikthim në Anfield është i pamundur.
Braziliani la Liverpoolin në janarin e 2018, por pastaj u huazua te gjigantët gjermanë Bayern Munich
Francezi Petit, që kishte lënë Arsenalin për Barcën në kohën e tij, flet për momentin e Coutinhos.
“Po të isha Philippe Coutinho, çdo mëngjes do të zgjohesha dhe do të mendoja me vete: ‘Pse, pse, unë shkova në Spanjë?”.
“Dhe a e dini pse e them këtë? Sepse, e kujtoj kohën tim, sa herë zgjohesha, kur isha në Barcelonë dhe u largova nga Arsenali, mendoja njësoj, ‘Pse u largova? Pse u largova? Pse u largova?”.
“Për të qenë i sinqertë me ju, jam i sigurt që Coutinho ia ka bërë vetes të njëjtën pyetje për ca kohë. Ai shkoi te Bayern Munich, ndonjëherë luan mirë, por nuk është një lojtar i skuadrës së parë”.
“Jam shumë i sigurt se do të funksiononte për të [të kthehej në Angli]. Ai përshtatet në mënyrë të përsosur me Ligën Premier”.
“Ai ka vizionin, teknikën, shpejtësinë, mund të godas topin, ka kreativitetin”.
“Ne të gjithë e dimë se për çfarë është i aftë. Unë isha një tifoz i madh i tij kur ishte në Liverpool. Do të isha shumë, shumë e lumtur ta shihja përsëri në Ligën Premier”.
“Ai nuk do të kthehet në Liverpool. Kur isha te Barcelona, ata donin që të kthehesha te Arsenali, dhe ishte joshëse – isha afër kthimit në Arsenali”.
“Nëse Coutinho është i sinqertë me veten e tij, pasi ai u largua nga Liverpooli ata kanë fituar Ligën e Kampionëve dhe ata janë në rrugën për të fituar Ligën Premier. Liverpooli nuk e ka nevojë për të, kështu që pse të kthehet në Liverpool?”, ka thënë Petit.
Coutinho ka regjistruar nëntë gola në 32 paraqitje për Bayern këtë sezon. /Telegrafi/