Telegrafi

Peticioni i VV-së mund të nënshkruhet edhe në sheshe

Lëvizja Vetëvendosje nga ora 10:00 deri në 18:00, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, do të organizojë peticionin me kërkesën për zgjedhje të reja.

Vetëvendosje fillimisht kishte organizuar një peticion online për zgjedhje të reja.

Njëjtë si në Prishtinë, peticioni i Lëvizjes Vetëvendosje do të mund të nënshkruhet në të gjitha sheshet kryesore të komunave të Kosovës.

Vetëvendosje thekson se Kosova ka nevojë për zgjedhje të reja sepse vetëm përmes tyre mund të ketë legjitimitet qeverisja e re.

“Për të dalë nga kjo krizë, si hap të parë po mbledhim nënshkrimet për peticionin që ka vetëm këtë kërkesë: zgjedhje të reja. Jo qeveri pa zgjedhje e për vjedhje. Jo qeveri për ndarje e copëtim. Por zgjedhje, demokraci e zhvillim”, theksoi VV. /Telegrafi/