Telegrafi

Peticioni që bën thirrje të bojkotohet realizimi i “Eurovision 2019” në Izrael, mbledh mijëra nënshkrime

Eurovision (Foto: Getty Images)

Edicioni i sivjetmë i “Eurovisionit” ka qenë shumë i përfolur, e veçanërisht pas natës finale.

Fitues këtë vit u shpall shteti i Izraelit me këngën “Toy”, të kënduar nga këngëtarja Netta.

Menjëherë pas fitores pati shumë reagime për shkak se kënga ishte komerciale, dhe u cilësua si këngë qesharake për ta fituar.

Netta, këngëtarja fituese e “Eurovision 2018” (Foto: getty Images)

Sido që të jetë, fitorja e Nettas ka siguruar edhe destinacionin e ardhshëm të “Eurovisionit”, e që do të jetë kryeqyteti i Izraelit, Jerusalemi.

Lexo po ashtu Netta: Do të vazhdoj të konkurroj me veten derisa të vdes

Evropianët kanë komentuar në mënyra të ndryshme fitoren e shtetit izraelit, gjersa një qytetar në Islandë ka nisur një peticion online, për të bërë thirrje që “Eurovisioni” vitin e ardhshëm të mos mbahet në Izrael.

Ky peticion ka nisur pikërisht në ditën kur forcat izraelite vranë mbi 50 palestinezë në një protestë kundër hapjes së Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem.

Peticioni online për të penguar realizimin e “Eurovision 2019” mbledh mijëra nënshkrime

Deri më tani, ky peticion ka grumbulluar afro 15 mijë nënshkrime online, gjersa synon të arrijë në plot 30 mijë.

Sidoqoftë, do i duhet një numër më i madh për të bërë pengesë ndaj EBU-së, që të realizojë “Eurovisionin” e vitit të ardhshëm në Izrael. /Telegrafi/