Site icon Telegrafi

Peticioni jep rezultat: Amber Heard do të luajë më pak se 10 minuta në “Aquaman 2”

(Foto: Screenshot/NYP)

Amber Heard do të luajë më pak se 10 minuta në filmin “Aquaman 2”. Ky vendim u mor nga producentët pas një peticioni për ta përjashtuar atë nga ekipi i aktorëve.

Peticioni tashmë është nënshkruar nga më shumë se dy milionë njerëz. Kujtojmë, ajo luajti Princeshën Mera në pjesën e parë.

Jeanne Larson, e cila nisi peticionin, kishte thënë se Amber ishte një abuzuese dhe se anulimi i paraqitjes së saj në “Aquaman 2” do të parandalonte “lavdërimin e abuzimit të saj”.

Lexo po ashtu Gjyqi i Johnny Depp kundër Amber Heard: Çfarë dihet deri më tani?

Aktorja është paditur për shpifje nga ish-bashkëshorti i saj, Johnny Depp dhe në anën e tij janë një numër i madh njerëzish.

Hamshori hollivudian ka thënë në gjykatë këtë javë se ishte i tronditur kur pjesëmarrja e tij në xhirimet e vazhdimit të pestë të “Pirates of the Caribbean” u anulua pasi Heard deklaroi në një artikull për The Washington Post se ajo ishte viktimë e abuzimit, edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e tij.

Lexo po ashtu “Buzë të fryra dhe mavijosje në sy”, pamje tronditëse që tregojnë se Amber Heard ka ushtruar dhunë ndaj Johnny Depp?

“Depp ka rrëfyer se ajo e kishte goditur dy herë në kokë dhe e qëlloi me një shishe vodka, me ç’rast ai humbi pjesën e sipërme të gishtit. Ai do t’i ketë ato plagë përgjithmonë. Gjithashtu, Heard u arrestua në vitin 2009 për abuzim me ish-partneren e saj, Tasya Van Ree”, ka deklaruar Larson.

(Foto: Screenshot/Deadline)

Ajo ka shtuar se edhe meshkujt mund të jenë viktima të abuzimit në familje. Sipas saj, ky problem duhet marrë seriozisht dhe se duhen marrë masa që abuzuesit të mos vazhdojnë të jenë pjesë e skenës dhe ekranit. /Telegrafi/

Exit mobile version