Telegrafi

Peticion për krijimin e Ushtrisë, atë mund ta nënshkruani KËTU edhe ju!

Personalitete të shquara, të profesioneve të ndryshme, nga Kosova dhe jo vetëm, përmes një peticioni u bëjnë thirrje institucioneve që sa më parë të formojnë ushtrinë.

Përmes një peticioni, përcjell Telegrafi, të cilin mund ta nënshkruani edhe ju, u bëhet thirrje institucioneve për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës me qëllim që siç thuhet “kjo ushtri t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit”.

“Fillimisht, këtë thirrje e ka nëshkruar dhe ua ka dorëzuar institucioneve të Republikës së Kosovës një grup prej 25 profesionistësh jopartiakë. Në përgjigje ndaj bashkëqytetarëve që kanë shprehur interesimin për t’iu bashkëngjitur thirrjes, ne po e hapim thirrjen për nënshkrim të publikut përmes këtij sajti”, thuhet në shkresën në fillim të peticionit.

Klikoni KËTU për të nënshkruar peticionin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.