Pas këmbënglujes së Kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, që të mos mandatoj Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re të vendit, një nismë e quajtur ”Iniciativa Megafon” ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar dorëheqjen e Ivanovit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Peticioni është online dhe kërkon që kryetar Ivanov të dorëhiqet për shkak se, siç shkruan në nismë, e ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe e shtynë Maqedoninë drejt paqëndrueshmërisë dhe problemeve përmes pengimit të transferimit të qetë të pushtetit.
Ata ia rikujtojnë Ivanovit rastin e SHBA-ve, ku Hillary Clinton fitoi 3 milionë vota më shumë se Donald Trump, por kolegji elektoral vendosi që fitues të jetë Trump-i. Peticionin e gjeni këtu./Telegrafi/