Në lidhje për shfuqizimin e pikave pagesore në Maqedoni, është ngritur një peticion online, kërkesa e së cilës do të dorëzohet në Agjencinë për rrugë shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Shfuqizimi i pikave pagesore dhe sjellja e “Vinjetës” do ta lehtësonte lëvizjen në rrugët e Maqedonisë. Gjithashtu, në mënyrë drastike do të ulej pritjet e padurueshme para pikë pagesore, veçanërisht në kohën kur në vend tranzitojnë turistë. Rrugët lokale do të lehtësohen nga automjetet dhe kamionët, të cilët njerëzit i frekuentojnë këto rrugë duke u ikur pikëpagesave. Ndërsa, të punësuarit në pikat pagesore do të duhej të shpërndahen si kontrollerë dhe shitës të ‘vinjetave’, me sistem të përgatitur mirë, Maqeedonia do të mbetet kryqëzimi kryesor i Ballkanit’.
Ndiqeni vegëzën në vijim nëse dëshironi të merrni pjesë në peticionin online. /Telegrafi/