Site icon Telegrafi

Me peticion mëtohet që të largohet ndotja nëpër qytetet e Maqedonisë (Video)

Qytetarët e Maqedonisë veçse kanë nisur të nënshkruajnë peticionin që e organizon lëvizja ”Për ajër të pastër” për të kundërshtuar heshtjen e institucioneve për ndotjen, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ky peticion do t’i dorëzohet Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit urban dhe Qeverisë së Maqedonisë.

”Apelojmë deri tek Qeveria që të gjejë dhe të dënojë ndotësit e ajrit nëpër të gjithë qytetet e Maqedonisë. Jemi ngopur nga premtimet dhe mbledhjet e institucioneve për të zgjidhur këtë problem. Me nënshkrimet tona duam që ta largojmë përfundimisht këtë problem.” shkruan në arsyetimin e peticionit.

Përndryshe, nga ndotja e ajrit në Maqedoni humbin jetën më shumë se 1200 qytetarë./Telegrafi/

Exit mobile version