Site icon Telegrafi

Peticion kundër euroobligacionit prej 650 milion euro

Në Maqedoni ka filluar një peticion online ”Jo për euroobligacionin”, përmes së cilës bëhet thirrje që të gjithë qytetarët e përgjegjshëm të Maqedonisë të nënshkruhen kundër emetimit të këtij euroobligacioni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në peticion shkruhet: „Unë, qytetar i përgjegjshëm i Republikës së Maqedonisë, deklaroj se nuk e pranoj euroobligacionin e 650 milion eurove që qeveria dëshiron ta emetojë dhe se nuk dua që ta kthej borxhin në vitet që vijojnë!“.

Në këtë nismë, gjithashtu thuhet se huamarrja e re mund të arrijë deri 1 miliard euro për kthim. Të gjithë ata që dëshirojnë të nënshkruhen, atëherë vizitoni peticionin këtu./Telegrafi/

Exit mobile version