Peter Mijovic do të jetë trajner i ardhshëm i klubit të Sigal Prishtinës.
Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media, në të cilën u tha se synim kryesor i klubit prishtinas është që shpallet kampion.
Gjatë kësaj konference foli edhe trajneri i përzgjedhur, Peter Mijoviç, i cili tha që të qenit trajner i klubit Sigal Prishtina është një sfidë e madhe, por edhe e rëndësishme.
“Qëllimi kryesor i imi është që për herë të parë në histori të bëhemi pjesë e raundi të dytë të FIBA-s në Evropë. Së bashku me menaxhmentin e klubit, së bashku me Luan Morinën do fillojmë të luajmë, të marrim lojtarë të rinj me eksperiencë, dhe gjithashtu me lojtarët e mirë që luajnë këtu qe sa vite. Në 10 ditët e ardhshme do të bëjmë një punë të mirë, shpresoj se do kemi një sezon të suksesshme…Fillimisht do më duhet të shoh se çka kemi nga lojtarët vendës, ky është qëllimi im i parë, që të kemi 5 apo 6 lojtarë të mirë vendas, dhe më pas do të shohim se për çka kemi nevojë. Besoj që për fillim do t’i kemi 4 lojtarë të huaj”, tha Mijovic.
Kujtojmë se vitin e kaluar trajneri boshnjak udhëhoqi skuadrën prizrenase të basketbollit, Sigkos Bashkimi. /Telegrafi/