Kur kaloni një kohë të mirë duke luajtur futboll, atëherë shumë shpejtë do të vije edhe pensionimi, kështu do të ndodhë edhe me Peter Crouch, legjendën e Liverpoolit dhe të Anglisë.
Sulmuesi anglez ka pasur një karrierë të madhe në futboll, duke luajtur për skuadra të mëdha si Tottenham, Aston Villa, Liverpool, në këto vitet e fundit, ndërsa në këtë sezon ka luajtur për Burnleyn.
Crouch e ka bërë të ditur se ai ka marrë këshilla nuk shumë ish-futbollistë që të luajë sa më shumë që të mundet, por sipas tij tashmë ai e di se koha ka ardhur që të përshëndetet nga futbolli.
“Me të gjithë kolegët dhe ish-kolegët që kam folur rreth pensionimit më kanë thënë që të luajë sa më shumë që të jetë e mundur në futboll dhe mos të pensionohem”, ka zbuluar sulmuesi anglez.
“Nuk e di. Unë kisha një kohë të mirë. E di se ndihem i freskët, stërvitem çdo ditë, nuk kam pasur lëndime, por e di se nuk mund ta bëjë edhe për shumë gjatë këtë punë dhe do lëndohem seriozisht”.
“Ka disa gjëra që i shijoj, por janë edhe disa të tjera që nuk mund tu bëjë ballë, andaj mendoj e koha është që të përshëndetem me futbollin, pas 23 vitesh karriere në sportin më të bukur në botë”, ka shtuar më tej Crouch. /Telegrafi/