Pete Davidson iu referua publikisht Kim Kardashian si “e dashurën” e tij për herë të parë në publik të hënën (7 shkurt).
Kur u pyet nëse rritja e famës së tij kishte çuar në një mënyrë jetese më “argëtuese”, Davidson thjesht u përgjigj se shumica e ditëve të tij konsistojnë në shkuarjen në xhirime ose të kalojë kohë me miqtë ose të dashurën.
“Ose, nëse kam pushim, ose rri me miqtë e mi ose argëtohem me të dashurën time brenda. Kështu që unë nuk bëj shumë”, tha Davidson për People, duke iu referuar Kim Kardashian.
Kjo përgjigje e Davidson shënon herën e parë që ai ose Kardashian kanë adresuar publikisht statusin e marrëdhënies së tyre.
Ndërsa, Pete foli pak për marrëdhënien e tij me yllin e famshëm edhe për studentët e Universitetit të Rochester gjatë vizitës së tij në kampusin e tyre.
Komediani vizitoi shkollën për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe për të kryer një rutinë të shkurtër ‘standup’.
“Kjo është ajo që unë do të them sepse nuk do t’i përgjigjem pyetjeve të Kim K-së gjatë gjithë ditës, në rregull, vetëm sepse dua të respektoj privatësinë. Por po shkon mirë dhe ne jemi shumë të lumtur”, deklaroi Pete, sipas ‘Campus Times’.
Themeluesja e Skims, 41 vjeç, dhe ylli i “Saturday Night Live”, 28 vjeç, nxitën thashethemet për romancë pasi Kim udhëhoqi “SNL” dhe madje shkëmbyen një puthje në ekran në tetor. Disa javë më vonë, të dy dolën publikisht dhe u mbajtën për dore.
Që atëherë, ata kanë shpenzuar sa më shumë kohë për romancën e tyre. Ata kanë udhëtuar në Bahamas, kanë bërë një festë me Kardashian dhe mamanë e saj, Kris Jenner, dhe së fundmi kanë pasur një takim me motrën e Kardashian, Khloe Kardashian.
“Khloe e do Pete dhe është shumë e lumtur të shoh se sa e lumtur e bën motrën e saj”, tha një burim për Page Six.
Një person i brendshëm i afërt me familjen shtoi se Khloe i pëlqen t’i shoh së bashku dhe se ajo dhe Davidson shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.
“Ajo është shumë e lumtur kur sheh se sa e lumtur e bën ai motrën e saj”, tha një tjetër burim.
Khloe nuk ishte e vetmja anëtare e familjes Kardashian që u ndez për romancën.
“E gjithë familja janë fanse të Pete dhe do të donin të kalonin pushime me të”, shtoi burimi.
Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në shkurt 2021, por ende nuk është finalizuar. Ajo dhe West – i cili tani është në lidhje me aktoren Julia Fox dhe po vazhdon debatet publikisht me Kim në mediat sociale janë prindër të katër fëmijëve. /Telegrafi/