Pete Davidson arriti të shpëtonte partneren e tij nga një moment i sikletshëm, pasi Kim Kardashian ajo rrëshqiti teksa po ecte në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2022 të shtunën (30 prill.
Kardashian dhe Davidson ishin kapur për dore kur ajo në dukje u ngec nga fustani dhe u mbajt për të dashurin e saj për të mos rënë gjatë ecjes në hollin e hotelit Washington Hilton.
“Unë sapo pashë Kim Kardashian dhe Pete Davison dhe ajo pothuajse u rrëzua”, ka shkruar një dëshmitar okular në një video në Twitter.
Themeluesja e “Skims”, 41 vjeç, dhe komediani i “Saturday Night Live”, 28 vjeç, bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në eventin në Washington DC .
I literally just saw Kim Kardashian and Pete Davison and she almost fell pic.twitter.com/9ptTcTayFh
— Kase ?? (@kaseyjadee) May 1, 2022
Kardashian mahniti me një fustan “Balenciaga” ngjyrë argjendi me shkëlqim dhe bizhuteritë “Lorraine Schwartz”.
Davidson e plotësoi të dashurën e tij me një kostum të zi “Prada” dhe syze dielli dhe atlete “Vans” të zeza.
Debutimi në tapetin e kuq të Kardashian dhe aktorit të “King of Staten Island” erdhi pasi ai iu bashkua asaj në premierën e “Kardashians” më 7 prill.
Ylli i realitetit bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në shkurt 2021 dhe u bë ligjërisht beqar në mars 2022. Ish-çifti kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. /Telegrafi/