Pete Davidson është parë në gjykatë të enjten duke mbështetur të dashurën e tij, Kim Kardashian, gjatë gjyqit të Blac Chyna.
Një burim konfirmoi për Page Six se ylli i “Saturday Night Live” ishte i pranishëm në gjykatë.
Burimi tha se çifti u fotografuan duke shkëmbyer puthje në korridor përpara se të kalonin në një dhomë të sigurt së bashku.
Chyna ka paditur Kim, Kris Jenner, Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner për mbi 100 milionë dollarë, duke pretenduar se ato përdorën fuqinë dhe ndikimin e tyre për të anuluar serialin e saj televiziv, “Rob & Chyna”.
Gjatë dëshmive të palëve në gjyq, e ëma e Rob Kardashian, Kriss Jenner, e ka akuzuar Blac se ka dashur ta vriste djalin e saj e po ashtu e ka kërcënuar edhe Kylie Jennerin.
Ish-partneri i saj, Rob, theksoi se Chyna e ka rrahur me shufër metalike dhe e ka kërcënuar me armë në kokë disa herë.
E premtja ndërkaq shënon fundin e javës së dytë të dëshmive, por duket se e enjtja ishte hera e parë që Davidson, 28-vjeç, ishte prezent në gjykatë.
Dyshja duhet theksuar se janë në lidhje që nga tetori, pas ndarjes së Kim nga Kanye West. /Telegrafi/