Pete Davidson e ka akoma në mendjen e tij Kim Kardashianin.
Komediani nuk ka mundur të tejkalojë ndarjen me yllin televiziv, edhe pas përfundimit të lidhjes së tyre nëntëmujore.
Një burim i afërt me Pete tha për The US Sun se është ende i fiksuar pas Kardashianit.
“Ajo është në kontakt me Pete edhe pse refuzon të gjitha kërkesat e tij për ta parë atë”, tha burimi.
“Ka pasur kontakte dhe Kim është në fakt ajo që i dërgon shumë mesazhe”.
I njëjti burim i tha gazetës se sjellja e çuditshme e fundit e Pete është për shkak të refuzimit të Kimit, gjë që ia ka prishur edhe humorin.
“Duhet të jetë e vështirë për Pete, megjithatë ajo nuk ka qenë plotësisht e vendosur”, tha burimi.
“Kur Kim i dha fund lidhjes së tyre disa muaj më parë, ai ishte simpatik sepse mendonte se ajo ishte e shqetësuar për fëmijët e saj, distancën e gjatë, Kanye dhe orarin e saj të ngjeshur të punës”.
Kanë qarkulluar spekulime se të dy thjesht kanë bërë një pushim në mënyrë që të fokusohen në jetën e tyre përkatëse, duke e lënë derën e hapur për pajtim.
Megjithatë, revista People tha se ky nuk është rasti dhe se ndarja është përfundimtare. /Telegrafi/