Telegrafi

Petale trëndafilash dhe shampanjë në shtrat, befasia që iu bë Encës pas mesnatës

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka festuar dje (e premte), ditëlindjen e saj të 23-të.

Me këtë rast, ajo mori urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e saj.

Lexo po ashtu Enca publikon video duke bërë lëvizje provokuese në "Disney Land" të Parisit

Në këtë datë, befasitë e rezervuara për këngëtaren ishin të shumta.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku ka treguar surprizën e këndshme që i është bërë në mesnatë.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Bëhet fjalë për një befasi të bërë nga motra e saj, e cila kishte rregulluar dhomën e hotelit me shampanjë dhe petale lulesh.

Këngëtarja duket se është ndjerë e befasuar kur ka hyrë në dhomën e saj, me ç’rast edhe ka falënderuar motrën për këtë befasi të veçantë.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

“Unë kam motrën më të mrekullueshme në botë”, kanë qenë fjalët e Encës në mbishkrimin e fotografisë.

Ajo është duke qëndruar në Paris kohëve të fundit, teksa ka bërë edhe një vizitë në “DisneyLand”. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

 

Foto: Enca Haxhia/InstaStory