Telegrafi

PETA i kërkon Rihannas të mos mbajë gëzof, ata i sugjerojnë t’i dhurojë veshjet e tilla për Turqinë dhe Sirinë

(Foto: Twitter)

Organizata për të drejtat e kafshëve, PETA, i ka kërkuar Rihannas të ndryshojë zgjedhjet e saj të veshjeve dhe të mos mbajë gëzof.

Letra e nënpresidentes së PETA-s, Lisa Lange, është dërguar pasi këngëtarja e njohur së fundmi është parë e veshur me një pallto.

“Si nënë, ti e di se si është të ndihesh e mbrojtur dhe dëshiron të sigurohesh që asgjë të mos ndodhë me familjen tënde. Kupto që këtë dëshirë, edhe këtë instinkt, e ndajnë kunadhet, dhelprat dhe lepujt që janë shkëputur nga familjet e tyre dhe vrarë për shkak të gëzofit”, thuhet në letrën e siguruar nga TMZ.

(Foto: Twitter)

Letra gjithashtu theksonte se tani është e paligjshme të shesësh gëzof në Kaliforni dhe se stilistë të tillë, si Chanel, Gucci, Dolce & Gabbana, Versace dhe Valentino e kanë ndaluar atë.

Lexo po ashtu Rihanna do të performojë në “Oscars 2023”

PETA ka sugjeruar që peliçet në pronësi të Rihannas t’u dhurohen të mbijetuarve të tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri. /Telegrafi/