Organizata për të drejtat e kafshëve, PETA, i ka kërkuar Rihannas të ndryshojë zgjedhjet e saj të veshjeve dhe të mos mbajë gëzof.
Letra e nënpresidentes së PETA-s, Lisa Lange, është dërguar pasi këngëtarja e njohur së fundmi është parë e veshur me një pallto.
“Si nënë, ti e di se si është të ndihesh e mbrojtur dhe dëshiron të sigurohesh që asgjë të mos ndodhë me familjen tënde. Kupto që këtë dëshirë, edhe këtë instinkt, e ndajnë kunadhet, dhelprat dhe lepujt që janë shkëputur nga familjet e tyre dhe vrarë për shkak të gëzofit”, thuhet në letrën e siguruar nga TMZ.
Letra gjithashtu theksonte se tani është e paligjshme të shesësh gëzof në Kaliforni dhe se stilistë të tillë, si Chanel, Gucci, Dolce & Gabbana, Versace dhe Valentino e kanë ndaluar atë.
PETA ka sugjeruar që peliçet në pronësi të Rihannas t’u dhurohen të mbijetuarve të tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri. /Telegrafi/